Korçë: Kultivoi kanabis përreth banesës, arrestohet 61-vjeçari

Kronikë e zezë

Korçë: Kultivoi kanabis përreth banesës, arrestohet 61-vjeçari

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë.

Shtetasi A.Z kishte kultivuar kanabis përreth banesës së tij.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Voskop, përreth banesës së shtetasit A. Z., 61 vjeç, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve proceduriale specialistët për hetimin e krimeve, bënë arrestimin në flagrancë të 61-vjeçarit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat