Makina përplas për vdekje motoristin, në pranga një 58-vjeçar

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje motoristin, në pranga një 58-vjeçar

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 15:54
Ilustrim

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përplasur me makinë një motorist i cili ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:50 të natës tek rrethrrotullimi i Golemit.

Motoristi 32-vjeçar me iniciale E.K. u transportua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat