E rëndë në Vlorë, 62-vjeçarja vetëhelmohet e më pas ndërron jetë

Kronikë e zezë

E rëndë në Vlorë, 62-vjeçarja vetëhelmohet e më pas ndërron jetë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 20:02
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë tronditi Panajan e Vlorës pasditen e sotme (13 shtator).

Një 62-vjeçare është vetëhelmuar e si pasojë ndërroi jetë.

Nga hetimet e policisë dyshohet se qytetarja me iniciale F.Ç. ka konsumuar fotoksinë.

“Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë” – njofton policia.

Ajo u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës por nuk mund të mbijetojë.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet që e çuan atë për të bërë një veprim të tillë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat