Prizren: Një muaj paraburgim për personin që sulmoi bashkëshorten

Kronikë e zezë

Prizren: Një muaj paraburgim për personin që sulmoi bashkëshorten

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit S.SH nga fshati Piranë Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me të dëmtuarën (bashkëshorten), i pandehuri nën ndikimin e alkoholit e sulmon fizikisht duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, e si pasojë e këtyre veprime i shkaktojnë lëndime, të konstatuara në raportin mjekësor, me çka janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 të KPPK-së, për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Gjykatës theksohet se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 08.09.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 07.10.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat