Arrestohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së martës është arrestuar një person në Pejë. Ai është arrestuar si i dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armës’.

Policia e Rajonit të Pejës kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar në rrugën ‘Ker Sadrija’ në Pejë, tek barriera e pylltarisë.

Të dyshuarit gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zoraki M 906-B, një karikator i së njëjtës armë dhe shtatë copë fishekë.

“Me datën 14 shtator 2020, rreth orës 22:20, nё rrugën ‘Ker Sadrija’ nё Pejё (tek barriera e pylltarisë rruga pёr Rugove), njësiti pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё ka ndaluar njё veturё (Xhip) me targa vendore, gjatё kontrollit nё kёtё veturё ёshtё gjetur dhe konfiskuar: Njё (1) Pistoletё Zoraki M 906-B, njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe shtatё (7) copё fishekё 7.65mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat