Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, mbrëmë rreth orës 22:20, i cili dyshohet për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari është ndaluar nga njësiti për reagim të shpejtë, në rrugën “Ker Sadrija”, i cili ishte me një veturë me targa vendore.

Sipas Policisë është konfiskuar një pistoletë, një karikator i së njëjtës armë dhe shtatë fishekë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet një (1) person i dyshuar për

Pejë, 15 shtator 2020

Me datën 14 shtator 2020, rreth orës 22:20,  nё rrugen ‘Ker Sadrija’  nё Pejё (tek barriera e pylltarisё rruga pёr Rugove), njësiti pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё ka ndaluar njё veturё (Xhip) me targa vendore, gjatё kontrollit nё kёtё veturё ёshtё gjetur dhe konfiskuar:

Njё (1) Pistoletё Zoraki M 906-B

Njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe

Shtatё (7) copё fishekё 7.65mm

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat