Policia ndalon një traktor me dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Kronikë e zezë

Policia ndalon një traktor me dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 10:23
Foto Ilustrim

Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar një traktor i cili dyshohet se ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale.

Traktori ishte i ngarkuar me dru dhe në të ishin edhe tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat