Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në Kosovë, ndërsa një nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, 2 raste të dhunës janë në Fushë Kosovë, një në Drenas dhe një në Podujevë.

Në raport thuhet se në tri nga katër rastet e dhunës, të dyshuarit janë liruar, kurse vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat