Ngriten 41 aktakuza kundër 49 personave për vepra të ndryshme penale

Kronikë e zezë

Ngriten 41 aktakuza kundër 49 personave për vepra të ndryshme penale

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 49 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë persona, si dhe janë bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryere vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e një personi, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person i dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë ngritur katër aktakuza, kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, si dhe ka ngritur tre aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi , si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat