Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, Policia po merr në pyetje disa persona në Rrëshen

Kronikë e zezë

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, Policia po merr në pyetje disa persona në Rrëshen

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas atentatit të ndodhur pasditen  e djeshme në Vasil Shanto, ku si shenjestër ishte Preng Gjini, forca speciale të policisë janë drejtuar drejt Rrëshenit.

Raportohet se deri më tani në policinë e Rrëshenit janë shoqëruar disa persona të afërm dhe familjarë të dy familjeve të njohura për hasmërinë e tyre në këtë qytet, të familjes Reçi dhe Gjini.

51 vjeçari Gjini i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra nga atentati i bërë një natë më parë,  është një ndër personat që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Kastriot Reçit.

Ndër të tjera mësohet se Preng Gjini që pas vrasjes së vëllait të tij në gusht të 2019 nuk kishte një vend qëndrim të saktë ai e bënte jetën nga Mirdita në Tiranë, ndërkohë duket se për të shmangur një tragjedi në familje, gruan dhe dy fëmijët i kishte larguar jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat