Ngritën 27 aktakuza kundër 37 personave

Kronikë e zezë

Ngritën 27 aktakuza kundër 37 personave

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Brenda një dite për vepra të ndryshme janë ngritur 27 aktakuza kundër 37 personave.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona të dyshuar, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona për 48 orë dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat