Rrihen tre vëllezër mes vete në Gjakovë, arrestohen nga Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Rrihen tre vëllezër mes vete në Gjakovë, arrestohen nga Policia e Kosovës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete.

Policia njofton se nga kjo përleshje nuk pati të lënduar, kurse me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë, 16.09.2020-20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ( vëllezër ) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat