Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:01
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: LABINOT (Safet) ZEQAJ i lindur me 01.02.1988 në Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat