Durrës, të shtëna me armë zjarri, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Durrës, të shtëna me armë zjarri, dy të plagosur

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:31
Ilustrim

Regjistrohen të shtëna me armë zjarri në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13, tek sektori Teuta i plazhit.

Mësohet se 2 shtetas janë përfshirë në konflikt dhe dyshohet se janë plagosur me armë zjarri.

I plagosuri momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekeve në spitalin rajonal të Durrësit.

Sipas dëshmive në vendngjarje janë dëgjuar 3 krisma pistolete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat