Ngacmoi seksualisht të bijën e mitur, arrestohet babai 54-vjeçar

Kronikë e zezë

Ngacmoi seksualisht të bijën e mitur, arrestohet babai 54-vjeçar

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 07:53

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme 3 persona, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 54-vjeçar në Krujë, pasi ka rrahur bashkëshorten dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, ndërkohë një tjetër u prangos për vjedhje të energjisë elektrike dhe një tjetër person se ka aksidentuar një këmbësor.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat