Arrestohet një person në Prishtinë, kishte rrëmbyer një tjetër

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, kishte rrëmbyer një tjetër

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Në Prishtinë u arrestua një mashkull pasi që kishte rrëmbyer dhe grabitur një mashkull tjetër.

Atij iu konfiskua një pistoletë, pushkë ajrore, elektro shkok, etj.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Lagjja Dardani, Prishtinë 13.09.2020 – 22:00. Pas raportimit të rastit dhe ndermarrjes se masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, me datë 19.09.2020, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR (të bashkanigjura gjeni fotot e disa dëshmive-armëve, në këtë rast). Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas kodit penal të RKS-së, ndersa i dyshuari është dërguar në mbajtjepër proceduar të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat