Dy shtëpi banimi u dogjën nga zjarri në Malishevë, deklarohet Policia e Kosovës – kjo është e vërteta

Kronikë e zezë

Dy shtëpi banimi u dogjën nga zjarri në Malishevë, deklarohet Policia e Kosovës – kjo është e vërteta

Nga: N. H Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë të Malishevës janë përfshirë dje nga zjarri. Në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta trupore ka marrë një zjarrfikës.

Lidhur më këtë, Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, thonë se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjetit elektrik.

Mes të tjerave thuhet se në vendin e ngjarjes, kanë edhe dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Ja njoftimi:

Fsh. Caralluke, Malishevë 19.09.2020 - 09:30. Raportohet se si pasoj e rrjetit elektrik, janë përfshi nga zjarri dy shtëpi. Në vendin e ngjarjes, kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat