​I mituri plagos aksidentalisht me armë zjarri shokun e vet

Kronikë e zezë

​I mituri plagos aksidentalisht me armë zjarri shokun e vet

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një i mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht është lënduar nga arma e zjarri nga shoku i tij po ashtu i mitur.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Kaliqan të Istogut, ku janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek, një predhë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat