Gjilan, një person tentoi të blejë naftë me para që dyshohen si të falsifikuara, hapet rast në polici

Kronikë e zezë

Gjilan, një person tentoi të blejë naftë me para që dyshohen si të falsifikuara, hapet rast në polici

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një rast i falsifikimit me para raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në fshatin Bresalcë të Gjilanit.

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në një pompë të benzinit, ka ardhur një person i panjohur për të blerë naftë me para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Burime bëjnë të ditur se vlerave e parave është 50 euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar monedhën e dyshuar si të falsifikuar.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti iniciohet si “Falsifikim i Parasë” për hetime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat