Sulmohet fizikisht një femër në Podujevë

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht një femër në Podujevë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:58
Foto Ilustrim

Policia ka njoftuar se një femër mbrëmë rreth orës 22:00 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me datën 20.09.2020 viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat