28-vjeçari bën kërdi në Pejë: Vjedhë material në vlerën e 55 mijë eurove

Kronikë e zezë

28-vjeçari bën kërdi në Pejë: Vjedhë material në vlerën e 55 mijë eurove

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:33
Foto Ilustrim

Një person i moshës 28-vjecare është arrestuar sot në Pejë. Ai po dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Pronari i një depoje në Pejë, ka raportuar se në depon e tij mungonte material në sasinë e 55 mijë eurove.

Pas një pune intensive nga hetuesit rajonale është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B. lindur 1992.

Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

“Në Stacionin Policor Pejë, me datë 21.09. 2020 , është paraqitur një rast “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej Pesëdhjetë e pesë mijë (55 000) Euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat