Hyn nga Serbia ilegalisht, arrestohet një person në Leposaviq

Kronikë e zezë

Hyn nga Serbia ilegalisht, arrestohet një person në Leposaviq

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia njofton se ka arrestuar një person të nacionalitetit boshnjak në fshatin Josaviq të Leposaviqit.

I dyshuari, nga territori i Serbisë kishte hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:45.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Josaviq, Leposaviq 21.09.2020-15:45. Pas pranimit të një informate, njësia policore kufitare ka ndalë automjetin kombi (furgon) me targa të Novi Pazarit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull i nacionalitetit boshnjak i cili nga territori i Serbisë kishte kaluar në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se pjesa për ngarkesë ishte e zbrazët. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat