Plumba shqiptarit në Greqi, plagoset 21-vjeçari

Kronikë e zezë

Plumba shqiptarit në Greqi, plagoset 21-vjeçari

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Një 21-vjeçar shqiptar u plagos në orët e para të mëngjesit nga të shtënat me armë në Kallithea të Greqisë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pak pas orës 01:00, ku një person ende i paidentifikuar e qëlloi emigrantin e ri ndërsa ishte në kryqëzimin e rrugëve Malachias dhe Metamorfoseos.

Viktima u transportua me ambulancën në spital, ku po trajtohet jashtë rrezikut.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të plagosjes dhe kapjen e tij

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat