Policia gjen barna pa banderola në Graqanicë

Kronikë e zezë

Policia gjen barna pa banderola në Graqanicë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:54
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në Graqanicë ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në veturën e të dyshuarit janë gjetur tri paketa me barna të llojeve të ndryshme pa banderola të organeve të R. së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë konfiskimi i barnave dhe rasti është inicuar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat