Policia jep detaje për grabitjen në pompë të benzinës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për grabitjen në pompë të benzinës në Prishtinë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Nën kërcënim të armës në orët e hershme të mëngjesit të së martës është grabitur një pompë e benzinës.

Ai me një veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte ndjekur nga policia ku më pas edhe është arrestuar.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij dhe një fishek i armës së zjarrit.

Nga policia kanë dhënë detaje se si ndodhi e gjithë kjo.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënim të armës kishte grabitur një shumë të parave. I dyshuari pasi e kishte kryer grabitjen, e kishte goditur në kokë njërin prej viktimave pastaj me një veturë ishte larguar nga ai lokacion. I dyshuari nga njësitë policore është tentuar të ndalohet, por i njëjti nuk ishte ndalur duke i rrezikuar kështu zyrtarët policor. Pas braktisjes së veturës në një lokacion, i njëjti ka vazhduar në këmbë dhe është arritur që të arrestohet nga njësitë policore, ku si pasojë e rezistencës, gjatë arrestimit të tij kanë pësuar lëndime zyrtarët policor. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij, dhe një fishek i armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore është konfiskuar edhe vetura të cilën e kishte përdorur i dyshuari”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat