Arrestohen 4 persona për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Katër persona janë prangosur gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Rastet e katër të arrestuarve janë dërguar në Gjykatë.

Në tërë Kosovën, qytetarëve u janë shqiptuar gjithsej 24,349 gjoba, ndërsa 5,918 vërejtje policore.

Respektimi i masave parandaluese për COVID-19 është i rregulluar me ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat