Pranga 14 vjeçarit në Durrës, po lëvizte me pistoletë në çantë

Kronikë e zezë

Pranga 14 vjeçarit në Durrës, po lëvizte me pistoletë në çantë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 14:36
Foto Ilustrim

Armëmbajtja pa leje vijon të mbetet një problem jo vetëm për personat e rritur por edhe minorenët.

Një 14-vjeçar nga Shijaku u arrestua në  Durrës pasi gjatë kontrollit fizik ju gjet një pistoletë pa leje.

“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat