Rrënja e hashashit deri në 3 metra, ja çfarë zbuloi policia në shtëpinë e 40-vjeçarit shqiptar

Kronikë e zezë

Rrënja e hashashit deri në 3 metra, ja çfarë zbuloi policia në shtëpinë e 40-vjeçarit shqiptar

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:44
Foto Ilustrim

 

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane në Torino, pasi kjo e fundit ka zbuluar një laborator të specializuar për prodhimin, paketimin dhe shitjen e marijuanës.

Së bashku me shqiptari në pranga ka rënë edhe një 51-vjeçar italian.

Karabinierët arritën të gjenin drogën dhe të prangosnin dy personat. Policia ishte nxitur nga raportet e disa qytetarëve, të cilët kishin vërejtur lëvizje të çuditshme pranë shtëpisë së 51-vjeçarit.

Përveç kësaj, policia zbuloi dy sera, njëra prej të cilave kishte 19 rrënjë kanabis të cilat arrinin në lartësi deri në 50 cm dhe tjetra 15 bimë të gjata deri në 3 metra.

Në banesë dy personat kishin instaluar një sistem ndriçimi të improvizuar.

Gjithashtu u gjetën dhjetëra kavanoza, disa prej të cilave të mbushur me kanabis gati për shitje. Në shtëpinë e tyre, karabinierët sekuestruan edhe 135 gram kokainë, materiale paketimi droge dhe 3,300 EUR.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat