Ngacmime seksuale e dhunë në familje, 8 të arrestuar në Tiranë

Kronikë e zezë

Ngacmime seksuale e dhunë në familje, 8 të arrestuar në Tiranë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:31
Ilustrim

Tetë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Ajo që me shqetësim bie në sy ëdhtë fakti se shumica e të arrestuarve lidhe me dhunën në familje, por edhe rastet e ngacmimit seksual.

Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. N., 24 vjeç, sepse në afërsi të fshatit Shupalë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Stavaleci”, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. C., 44 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmës, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

U referuan materialet dhe punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim J. C., 26 vjeç, sepse në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Fran Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. B., 32 vjeç dhe S. B., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të mitur me iniciale A. Th., 16 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, pasi në Kamzë, në lagjen Nr. 5, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në marketin e shtetasit S. K., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa cigaresh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat