Trafikoi drogë në Kosovë, arrestohet 48-vjeçari nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Trafikoi drogë në Kosovë, arrestohet 48-vjeçari nga Shqipëria

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:48
Trafikoi drogë në Kosovë, arrestohet 48-vjeçari nga Shqipëria

Ka rënë në pranga një 48-vjeçar nga Komuna e Mirditës, i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Bëhet fjalë për shtetasin Viktor Lekgegaj, 48 vjeç, banues në Mirditë.

Ai ishte shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019 e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat