Ndodh edhe kjo! Shkojnë për të kontrolluar orat, vjedhin pulat e fshatarëve

Kronikë e zezë

Ndodh edhe kjo! Shkojnë për të kontrolluar orat, vjedhin pulat e fshatarëve

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:33
Ilustrim

Shqipëria është vend i çudirave të mëdha ku çdo ditë mësohet një e re. Por kjo që ka ndodhur në fshatin Labinot të Elbasanit është përtej çudisë.

Siç akuzon një banor i fshatit, përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha, punonjësit e OSHEE teksa shkojnë për të kontrolluar sahatet vjedhin pulat e fshatarëve, raporton Ora News.

“Thirren per dritat dhe ua vjedhin pulat fshatrave!

Punonjësit e OSHE shkojnë për të rregulluar dritat dhe u vjedhin pulat fshatarëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar të punonjësve të narkoshtetit dhe ju bëj thirrje fermerëve të numërojnë pulat para se të largohen hajdutët”, shkruan Berisha teksa publikon edhe denoncimin e qytetarit.

“Përshëndetje Doktor ! Në fshatin e Elbasanit, Labinot katund, ca maskarenjë të OSHE vijnë për të kontrolluar dritat dhe kur ikin çdo natë na vjedhin pulat por ta dinë mirë që targën ua kemi dhe do përfundojnë keq. Anonim”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat