Disa të shoqëruar, kapet me armë pa leje ‘Mond Çekiçi’, anëtari i bandës së Durrësit

Kronikë e zezë

Disa të shoqëruar, kapet me armë pa leje ‘Mond Çekiçi’, anëtari i bandës së Durrësit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 08:22
Banda e Durresit

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër janë shoqëruar mbrëmjen e të enjtes, 24 shtator, në komisariatin e policisë Durrës.

Ndalimi i tyre është bërë në lagjen nr.11, në zonën pas Pallatit të Kulturës ndërkohë që ka pasur një prani të madhe të forcave të rendit.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm 5 furgonë policie. Nuk dihet ende motivi i shoqërimit të të rinjve dhe akuzat që rëndojnë mbi ata.

Sakaq nga burime ende të pakonfirmuara bëhet me dije se është arrestuar me armë pa leje Mond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Durrësit, por nuk dihet nëse shoqërimi i personave të tjerë ka lidhje me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat