Një muaj paraburgim për nënën që tentoi ta mbysë djalin e saj me kabllo

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për nënën që tentoi ta mbysë djalin e saj me kabllo

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurën Sh.H., e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e tëndë e mbetur në tentativë” ndaj djalit të saj nëntëvjeçar.

“Përderisa e dyshuara po qëndronte për disa ditë tek shoqja e saj, për t’i ndihmuar rreth gjendjes shëndetësore të saj, aty kishin shkuar disa fqinj dhe ishin ankuar në djalin e saj, se ky po iu drejtohej me fjalë banale dhe po i ngacmonte fëmijët e tyre, veprim ky që e kishte shtyrë të pandehurën që më një kabull (gajtan) ta godiste djalin në pjesë të ndryshme të turpit, e më pas edhe t’ia vendos rreth fytit duke e ngulfatur, por që në atë moment kishte ndërhyrë dëshmitarja, e cila kishte dëgjuar zërin e viktimës duke e thirrur dhe e kishte larguar këtë të fundit nga duart e nënës së tij, e i cili në ato momente po shkumonte nga goja”, thotë gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurën, në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjithashtu në komunikatë shkruan se pala ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat