Aksioni i Policisë, shkatërrohet një plantacion me “Canabis Sativa” në rajonin e Koshares

Kronikë e zezë

Aksioni i Policisë, shkatërrohet një plantacion me “Canabis Sativa” në rajonin e Koshares

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:48
foto nga vendi ngjarjes

Policia e Kosovës ka vazhduar me implementimin e planit operativ “Parandalimi i kultivimit të narkotikëve dhe kontrabandës”. Më këtë rast, policia ka bërë identifikimin dhe shkatërrimin e disa bimëve narkotike.

Me datë 25.09.2020 në rajonin e Koshares, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ, në orët e para të mëngjesit ka zbuluar edhe një plantacion me të mbjellura në sasi prej 212 (dyqind e dymbëdhjetë) bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi nga 1 (një) deri në 3 (tre) metra.

Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të policisë si dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Pas marrjes së mostrave, me urdhër të prokurorit kompetent të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me ligjin.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat