I sekuestrohen rreth 68 mijë paund në Rinas, vihet nën hetim 63-vjeçari nga Tunizia

Kronikë e zezë

I sekuestrohen rreth 68 mijë paund në Rinas, vihet nën hetim 63-vjeçari nga Tunizia

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.  Sekuestrohen 67 850 paund.

Procedohet penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat