Njerku përdhunon vajzën e mitur të gruas

Kronikë e zezë

Njerku përdhunon vajzën e mitur të gruas

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:47
Ilustrim

Një vajzë e mitur ka rënë pre e përdhunimit nga ai që duhet të luante rolin e babait, njerku i saj.

Policia e Durrësit, njofton se ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin L.K., banues në Durrës.

I ndaluari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një e të mitur 14 vjeçe, vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë e saj.

Ishte e mitura me të ëmën ato që bënë denoncimin në polici, duke çuar në prangosjen e tij.

Lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë rreth saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat