Shoferi i dehur nxjerr nga rruga mjetin në aksin Korçë-Pogradec, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Shoferi i dehur nxjerr nga rruga mjetin në aksin Korçë-Pogradec, tre të plagosur

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 07:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona, mes tyre një çift bashkëshortësh, mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku një  automjet ka dalë nga rruga.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në gjendje më të rëndë është drejtuesi i mjetit që ka marrë plagë të shumta.

Mësohet se ai e po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat