Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Kronikë e zezë

Aksident në Vlorë, makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 08:36
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, ku  automjeti tip “Passat”, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një  shtetas që lëvizte me biçikletë.

Për pasojë shtetasi M.H., 57 vjeç , banues në lagjen “1 Maji”, ka ndërruar jetë.

“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme” njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat