Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi

Kronikë e zezë

Gruaja e lajmëron për dhunë në familje, policia i gjen armë e municion në shtëpi

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:31
Ilustrim

Një grua nga Peja ka njoftuar policinë për dhunë në familje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Në njoftimin e Policisë së Pejës, bëhet e ditur se i dyshuari L.M është arrestuar.

“Njësiti Policor pranë Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari L. M. i lindur 1974 është arrestuar”, njofton policia.

Te të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat