E zë rryma një punëtor në Prizren, përfundon në spital

Kronikë e zezë

E zë rryma një punëtor në Prizren, përfundon në spital

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, një person ka rënë në kontakt me elektricitetin dhe është lënduar.

Rasti raportohet se ka ndodhur dje pasdite në fshatin Atmaxha në Prizren.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe pas ndihmës së parë, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat