Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë në familje

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:52
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 par.1 lidhur me par.2 dhe 3 të KPRK-së.

Të pandehurit A.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri A.M. mund të  përsëris  veprën  penale, ku i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes së tij.

Pala ka të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat