1 vit burg për dy persona, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”

Kronikë e zezë

1 vit burg për dy persona, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:32
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.S dhe D.S se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor.

Të akuzuarit A.S dhe D.S janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, për secilin veç e veç, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 07.05.2020 deri me datë 07.08.2020.

Të akuzuarit A.S dhe D.S me datë 07.05.2020 pas një mosmarrëveshje paraprake, e kishin goditur të dëmtuarin V.K me mjet të rrezikshëm në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu në fytyrë dhe kokë, duke i shkaktuar thyerje dhe plagë në hundë dhe në kokë, ku i njëjti si pasojë e goditjeve kishte pësuar lëndime të rënda trupore. 

I dëmtuari V.K është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat