Dyshohet se kreu vetëvrasje një grua në Gjakovë

Kronikë e zezë

Dyshohet se kreu vetëvrasje një grua në Gjakovë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një grua rreth 48 vjeç mëngjesin e sotëm dyshohet se ka kryer vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalin se ajo është sjellë në gjendje të rëndë, ndërsa mjeku kujdestar ka thënë se ajo kishte mbërritur në spital pa shenja jete.

“Rreth orës 10:35 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë se një person është sjellë në gjendje të rëndë nga familjarët e saj. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe nga mjeku kujdestar kanë kuptuar se viktima femër rreth 48 vjeçare ka arritur pa shenja jete. Sipas informatave të para vikitima ka kryer vetëvrasje. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si hetim i vdekjes”, ka thënë Graishta.

Ai ka shtuar se me rastin po merren njësitet e hetuesisë rajonale të Policisë së Gjakovës, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat