Prizren, policia gjen në çati një pako cigare të mbushur me substanca narkotike

Kronikë e zezë

Prizren, policia gjen në çati një pako cigare të mbushur me substanca narkotike

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:49
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren ka gjetur dhe sekuestruar një pako me cigare brenda së cilës kishte edhe substanca narkotike.

Rasti sipas policisë mbetet ende nën hetime, ndërkaq nuk ka pasur të arrestuar.

“Është raportuar se në çati, janë gjetur dhe sekuestruar një pako të cigare, në brendësi të saj kishte gurë dhe letra–rizlla, një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike, me peshë 5.77 gram, ndërsa në një dhomë janë gjetur një shishe e plastikes që shërben për përdorim të substancave narkotike. Për momentin nuk ka të dyshuar, rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat