Rrahje në Suharekë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Rrahje në Suharekë, lëndohet një person

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:11
Foto Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi e kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30 në fshatin Savrovë, të Suharekës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njeri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje 48 orë”, thuhet në raport.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat