Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Gjilan

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi të miturën në Gjilan

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:04
Gjykata Themelore në Gjilan

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Sh.H i cili dyshohet se kishte detyruar të miturën që të kryej akt seksual në njërën nga dhomat e motelit.

“I pandehuri Sh. H., dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryej akt seksual, në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e bënë edhe shoku i tij Sh. J. Me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Ndryshe, gjatë së hënës gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat