Iu kërkoi nga pesë mijë euro qytetarëve për të dalë në BE, i ngritët aktakuzë

Kronikë e zezë

Iu kërkoi nga pesë mijë euro qytetarëve për të dalë në BE, i ngritët aktakuzë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.M, nën dyshimin se iu ka kërkuar nga 5 mijë euro qytetarëve për të dalë në vendet Bashkimit Evropian.

Me këtë rast ai dyshohet se ka kryer vepren penale “Kontrabandim me migrantë”.

“B.M. gjatë periudhës kohore nga janari i vitit 2013 deri më 14.07.2014, në regjionin e Prizrenit dhe tërë territorin e Kosovës, në bashkëpunim me të pandehurit B.A., S.R., R.D., H.P. dhe L.G dhe të tjerët, i kanë gjetur migrantët e interesuar për të dalë jashtë Kosovës në mënyrë ilegale pasi që ua kanë siguruar dokumentet e nevojshme, duke përfshirë pasaportat dhe lejet e qëndrimit, migrantëve të interesuar që të shkojnë në Bashkimin Evropian, në mënyrë të kundërligjshme dhe pas marrjes së pagesave nga migrantët që silleshin deri ne 5000 euro për person, i kanë dërguar migrantët përmes Serbisë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mesin e të cilëve edhe migrantët: M.M., R.G., T.K., B.K., B.K., F.B., F.B., L.G., E.G., N.G., B.Q., I.S., M.Z., Y.Y., D.H., I.F., B.K., L.H”.

I dyshuari në shtator 2020, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat