Rrëzohet nga shtëpia gjatë punimeve, ndërron jetë në QKUK

Kronikë e zezë

Rrëzohet nga shtëpia gjatë punimeve, ndërron jetë në QKUK

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:43
Foto Ilustrim

Në Policinë e Kosovës është raportuar gjatë ditës së djeshme se në fshatin Isniq të Deçanit, një shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Bëhet e ditur se ndihma e parë mjekësore i është dhënë viktimës në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunalë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat