Sulmohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në Pejë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar një person tjetër dhe ia kishte bllokuar veturën atij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:50 në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë M57 me shtatë fishekë.

“Njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull  kosovar  pasi që  i njëjti derisa ishte në komunikacion ka bllokuar veturën e viktimës mashkull kosovar dhe ka sulmuar atë fizikisht. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë M57 me shtatë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat