​Pas ahengut ku u përdorën armë zjarri, policia kontrollon pjesëmarrësit dhe konfiskon armë

Kronikë e zezë

​Pas ahengut ku u përdorën armë zjarri, policia kontrollon pjesëmarrësit dhe konfiskon armë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Policia mbrëmë ka pranuar një informatë, të cilën e ka trajtuar dhe ka arritur të zbulojë disa pamje në rrjete sociale, ku në një lokacion në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në një aheng në Prapashticë, ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga persona të dyshuar.

Policia ka vendosur ‘pika kontrolli për automjete’ në lokacione të ndryshme, ku janë ndaluar disa vetura dhe disa persona, të cilët vinin nga ahengu që ishte mbajtura në fshatin Prapashticë.

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit L.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole TT me dy karikatorë të zbrazët; E.K. (1980, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë; B.K. (1988, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole GLOK 17 me dy karikatorë (njëri nga ta me kapacitet prej 30 fishekëve); D.B. (1968, m/k), është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe nëntë fishekë.

Dyshohet se një veturë, me qëllim të shmangies së kontrollit policor ka shfrytëzuar një rrugë alternative, por e njëjta është aksidentuar.

Në SP ‘Veriu” është shoqëruar edhe organizatori i ahengut I.S. (1988), të cilit i është shqiptuar gjobë për shkelje të Ligjit COVID-19.

Policia ka konfiskuar katër armë të shkurta, ka kontrolluar dhe verifikuar 20 persona që ishin në vetura, pjesëmarrës në ahengun në fjalë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i DKR në PTH Prishtinë, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat